FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grigori Rodçenkov “zbulon” skandalin, futbollistët rus rrëzikojnë botërorin

Pas skandalit me skuadrën përfaqësuese olimpike, një tjetër skandal ka përfshirë Rusinë.

Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, përfaqësuesja ruse po mendon të aktivizoje futbollistë të dopuar në Botërorin e këtij viti dhe për të evituar sanksionet ishte përpiluar plani për ndërrimin e kampioneve të urinës së lojtarëve.

Ai që e zbuloi këtë skenar ishte Grigori Rodçenkov, ish drejtori i laboratorit antidoping të Moskës që tani është një dëshmitar në mbrojtje nga SHBA pasi zbuloi skandalin e dopingut të rusëve në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rodçenkov zbuloi provat që tregojnë këtë plan të skuadrës përfaqësuese ruse në fillimin dokumentar ‘Icarus’ me regjisor Brajan Fogel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky i fundit ka deklaruar se provat e treguara nga Rodçenkov gjatë realizimit të filmit mund të përbëjnë një skandal po aq të madh sa ai i Lojërave Olimpike të Sochit.

Nuk përjashtohet mundësia që pas shfaqjes së këtij dokumentari disa prej futbollistëve të përfaqësueses ruse të mbeten jashtë evenimentit më të rëndësishëm futbollistit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?