Grizman te Barcelona? Katalanasit dalin me një deklaratë për mediat

Barcelona ka mohuar zyrtarisht zërat që e shihnin Antoni Grizman në “Kamp Nou”. Klubi blaugrana ka dalë me një deklaratë për mediat duke hedhur poshtë lajmet për një marrëveshje sekrete me futbollistin. Ishte gazeta katalanase “Sport” që dha fillimisht lajmin për kalimin e Grizman te ekipi i Valverdes në fund të sezonit.

“Barcelona mohon fuqishëm informacionet e shfaqura në orët e fundit në media të ndryshme në lidhje me lojtarin e Atlétiko Madrid, Antoine Grizman për një marrëveshje me klubin tonë. Ne shprehemi kundër këtyre ngjarjeve, dhe kemi respekt të plotë për klubin e Atletiko Madrid”, ka qenë njoftimi i klubit spanjoll.

Barcelona ka pasur gjithmonë interes për mesfushorin spanjoll, por asnjëherë nuk ka mundur që të gjejë gjuhën e përbashkë me “Los Colchoneros”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?