Guardiola: “Dua të jem në Kupën e Botës, ja kush e fiton”

Pikërisht në ditën kur u hodh shorti për grupet e Kupës së Botës, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola rrëfeu se cilat janë planet e tij për të ardhmen, me objektivin për të qenë një ditë në pankinën e një ekipi përfaqësues në Kupën e Botës. Por jo vetëm kaq, pasi Guardiola ka bërë parashikimin e tij për kandidatët potencialë, ndërkohë që ka deklaruar edhe dëshirën personale për kombëtaren që duhet të fitojë trofeun më prestigjoz në botën e futbollit.

“Kandidatët për Kupën e Botës do të jenë të njëjtët si gjithmonë. Spanja, Gjermania, Brazili… Unë do të doja që Kupën e Botës ta fitojnë njerëzit që unë kam për zemër. Do të doja ta fitonte Spanja, ose Gjermania, ose Argjentina… ato janë vende ku unë kam njerëz që i vlerësoj. Edhe Anglia gjithashtu. Po, do të doja të drejtoja në Kupën e Botës. Por gjithashtu ka shumë gjëra që unë dua të bëj dhe nuk e di nëse do të jem i aftë ose jo”, deklaroi Pep Guardiola./telesport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?