Guardiola flet për startin e shkëlqyer të Solskjaer: E ka nisur më mirë se unë …

Pep Guardiola ka përshëndetur rivalin e tij, Ole Gunnar Solskjaer për startin e shkëlqyer me Manchester United. Trajner i City-it, ka lëvduar norvegjezin, i cili ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë Mourinhon, duke rrëmbyer 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit.

“Starti i tij është shumë më i mirë se i imi. Unë humba ndeshjen e parë dhe parabola në të dytën (i referohet startit me City-in në vitin 2016). Ai ka fituar të gjitha ndeshjet.

Ai është një trajner i ri, duke arritur rezultate të pabesueshme. E kam ndjekur disa minuta në një nga ndeshjet, dhe ekipi i tij luan shumë mirë. Nuk është puna ime që të flas për kundërshtarët, ne kemi një ndeshje të vështirë në duelin e radhës ndaj Wolves. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Kemi vetëm një ditë për ta përgatitur”, deklaroi Guardiola kur u pyet për startin e Solskjaer. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?