Guardiola jep lajmin e madh për rikthimin e yllit të ekipit

Manchester City do të presë nesër Burnley-n në shtëpinë e tij në “Etihad Stadium”, ku trajneri Pep Guardiola ka dhënë disa lajme të rëndësishme për gjendjen e disa prej yjeve të tij.

“Kevin De Bruyne është gati, por nuk e di nëse do të jetë gati që të nisë ndeshjen që nga minuta e parë. Nuk e di nëse mund të përballojë 90 minuta. Është stërvitur mirë në dy javët e fundit. Është i rëndësishëm si çdo lojtarë që kemi në skuadër. Sa herë që një lojtar është jashtë, unë dua që të rikthehet, të bëhet më i fortë.

Ilkay Gundogan nuk është në formën më të mirë. Fabian është duke u stërvitur me grupin, është rikthyer. Ilkay do të jetë jashtë për dy apo tre javë, nuk e di saktësisht”, deklaroi Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?