Guardiola mendon për derbin me Manchester United: Do të doja që…

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, nuk do të luajë kundër Manchester City javën e ardhshme, për shkak të kartonit të kuq që mori në fitoren kundër Arsenalit.

Para ndeshjes me Arsenalin, francezi tha se: “Shpresoj të lëndohet ndonjë lojtar i Manchester City para derbit”.

Por, për ironi të fatit, vetë Pogba do të humbasë sfidën shumë të rëndësishme në garën për titull.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pep Guardiola, ndryshe nga Pogba, thotë se do të kishte dashur që francezi të luajë në derbi, ndërsa nuk mendon se ish-mesfushori i Juventusit e ka pasur seriozisht kur ka komentuar për lëndime të rivalëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kështu ka thënë ai? Shpresoj se nuk do të kemi lëndime”, tha Guardiola.

“Do të doja që Pogba të luajë kundër nesh, sepse do të doja të përballemi me ekipin më të mirë të mundshëm për të parë nëse jemi në gjendje t’i mposhtim. Në fund të fundit, mendoj se ka qenë vetëm një shprehje. Jam shumë i sigurt se ai nuk dëshiron që lojtarët tjerë të lëndohen”, theksoi mes tjerash Guardiola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?