FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guardiola: Premier League më i rëndësishëm se Championsi!

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka folur në konferencë për shtyp, teksa i ka suprizuar të gjithë duke thënë se Premier League është më i rëndësishëm se Championsi. Strategu spanjoll këmbëngul se kampionati nuk është i mbyllur.

“Jemi duke luftuar për titullin më të rëndësishëm të sezonit, Premier League Titulli i kampionatit anglez është më i rëndësishëm se Champions League, FA Cup, apo EFL Cup. Në futboll dhe sport t’i gjithmonë harron se çfarë ke arritur, e mirë apo e keqe, dhe mendon për arritjen e radhës. Ndeshjet e vështira do të na mbajnë të fokusuar pasi ndeshjet e radhës do të jenë të tmerrshme pasi do të ndeshemi me kundërshtarë me kualitet.

Kemi katër ndeshje jashtë fushe. Patjetër, jemi në një pozicion të mirë por nuk ka mbaruar akoma. Kemi katër ndeshje jashtë fushe dhe kur mendon se do të luajmë ndaj Arsenal, Çelsit, Totenhem dhe Junajid dhe ndaj një ekipi si Stok Siti, duhet të mbetemi të fokusuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?