Haaland fiton çmimin “Golden Boy”, lë pas Ansu Fatin
Erling Halaand është fitues i çmimit “Golden Boy” për vitin 2020, që jepet nga “Tuttosport”. Sulmuesi i ri norvegjez, i cili luan për Borussia Dortmund, triumfoi në garën për futbollistin më të mirë të vitit nën 21 vjeç.
Halaand është norvegjezi i parë në histori që fiton Topin e Artë për të rinj. Këtë vit, sulmuesi ka shënuar 33 gola në 34 ndeshje të luajtura me Dortmundin dhe Norvegjinë.
Në vendin e dytë është renditur talenti i Barcelonës Ansu Fati, ndërkohë që podin e plotëson Davies i Bayernit.
KOHA JONË SONDAZH

