Haaland shpallet lojtar më i mirë nga UEFA, për trajner triumfon Guardiola
Erling Haland është shpallur lojtari i vitit 2022/23 nga UEFA. Ylli i Manchester City-it fitoi gjithçka me ekipin sezonin e fundit. Tripleta e famshme si dhe trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Europës. Ai mposhti shokun e tij të skuadrës Kevin de Bruyne si dhe Lionel Messi-n.
Pep Guardiola u shpall trajneri më i mirë i vitit 2022/23 nga UEFA. Tekniku spanjoll fitoi gjithçka me City-in, tripletën e famshme si dhe Superkupën e Europës.
Ndërkohë trajnerja më e mirë femër është shpallur, Sarina Uigman. Kombëtarja angleze e femrave fitoi vjet Europianin ndërsa ishte finaliste në Kupën e Botës.
KOHA JONË SONDAZH

