FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Hajde të zihemi jashtë”, plas keq sherri mes “bishave” Lukaku dhe Ibrahimovic (VIDEO)

Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në derbin ndërmjet Interi dhe Milanit. Në fundin e pjesës së parë, Lukaku fillimisht pati një debat të ashpër me Romagnolin, ndërkohë që më pas ka ndërhyrë edhe Ibrahimovic. Mes suedezit dhe belgut ka pasur edhe kontakt fizik mes tyre, ndërkohë që ofendimet vijuan për gati dy minuta.

Arbitri duke parë situatën mes tyre i ka dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes para kohe, duke mos zbatuar dy minutat shtesë. Ibrahimovic e ftoi belgun që të shkonin jashtë dhe të sqaroheshin, ndërkohë që kjo e ka tërbuar Lukakun që është nervozuar së tepërmi. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?