Hajduti tenton t’i vjedhë telefonin luftëtares së UFC-së, por e pëson shumë keq
Polyana Viana është një nga sportistet e UFC-së, dhe ka qenë pjesë e një incidenti të ndodhur pak ditë më parë. Një burrë tentoi që t’i rrëmbejë telefonin, por është gjendur i bërë me shenja nga luftëtarja e arteve marciale, e cila e ka rrahur dhe më pas ka lajmëruar policinë.
Viana ka rrëfyer ngjarjen ku ka thënë se ai në fillim e ka pyetur për orën dhe ajo ka nxjerrë telefonin për t’ia treguar. Ai ka tentuar që të vjedhë Polianën, duke i thënë se ishte i armatosur.
Luftëtarja e UFC-së ka rrëfyer gjithë ngjarjen që ka ndodhur në Rio de Zhanerio: “Ai më tha më jep telefonin, mos tentoni të bëni ndonjë veprim sepse jam i armatosur. Ai vendosi dorën mbi një armë, mirëpo e kuptova se nuk ishte e tillë sepse ishte shumë e butë.
Më pas mendova se nëse me të vërtetë është një armë, ai nuk do të ketë kohë të sulmojë. U ngrita, e godita dy herë me boks, pastaj një shqelm. Ai u rrëzua edhe më pas unë e urdhërova që të rrinim aty e të prisnim policinë që të vinte”, ka përfunduar Viana.



KOHA JONË SONDAZH

