Hallaçi: Fitorja ndaj Apolonisë nuk na nxjerr nga kriza
Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi është shfaqur i lumtur pas rikthimit te fitoret ndaj Apolonisë, por sipas tij kjo nuk do të thotë se verilindorët kanë dalë nga kriza.
“E prisnim kthesën. Me Vllazninë edhe një pikë mjaftonte. Sot kemi bërë mirë në fushë, por edhe vuajtëm pak nga presioni i rezultatit. Normalisht kemi gjëra për të korrigjuar. Skuadra është e re, jemi ndërtuar në fillim të sezonit. Akoma nuk kemi dalë nga kriza. Shpresojmë të vazhdojmë me rezultate pozitive.
Po i rregullojmë gjërat gradualisht. Po presim disa lojtarë cilësorë, që na duhen shumë. Më pëlqen që skuadra i kupton drejt kërkesat. Jemi në rrugën e duhur. Sot edhe Peposhi bëri një ndeshje të mirë. Shpresoj që edhe të tjerët nga U21 të vijnë nga ekipi i parë.
Zërat për largim? Nuk më vjen mirë kur dëgjojmë lajme të tilla. Ata që shkruajnë duhet të flasin me drejtuesit. Më lëndojnë gjëra të tilla, por nuk më dobësojnë. Unë isha në stërvitje në ato momente. Duhet të pyesin drejtuesit kur shkruajnë lajme të tilla”, u shpreh Hallaçi.
KOHA JONË SONDAZH

