FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hamdi Salihi rigjen golin në Austri

 

Merr fund seria prej tre ndeshjesh pa fitore e Wienner Neustadt dhe gjithçka përkon me kthimin te goli i Hamdi Salihit.

Futbollisti shqiptar nuk gjente rrugën e rrjetës prej tre ndeshjesh dhe kjo përkoi me krizën e rezultateve të ekipit të tij që regjistroi dy barazime dhe një humbje gjatë kësaj periudhë duke rrezikuar të humbte edhe kryesimin e kategorisë së parë austriake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Salihi u kthye sot të bënte atë që di më mirë, duke çuar topin në rrjetë në minutën e 70 të ndeshjes së sotme kundër Hartberg, për t’i dhënë fitoren 1-0 ekipit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kësisoj, Neustadt vazhdon të jetë i pari në klasifikim, duke mbajtur pas krahëve Riedin, ish-skuadrën e Salihit që është ndjekësi më i afërt.

Ky ishte goli i 9-të në 13 ndeshje të luajtura nga sulmuesi shqiptar, i cili ka gjetur me rregullsi rrjetën në Austri, duke u kthyer në protagonistin kryesor të ecurisë pozitive të klubit në të cilin bën pjesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?