FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hamdi Salihi: Skënderbeu i fortë, do të doja titull me Vllazninë

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi po vijon të shkëlqejë dhe të ndihmojë skuadrën e tij Wienner Neustadt me golat e shënuar thuajse në çdo javë. Shkodrani shprehet se ndihet mirë në Austri dhe po kalon një formë të mirë, pavarësisht moshës së tij.

“E dija që do të ndihesha mirë, si unë ashtu edhe familja ime, në Austri, por nuk e prisja kështu, në aspektin sportiv. Të gjithë në klub nuk e prisnim këtë ecuri, por tani jemi të bindur që mund të bëjmë diçka të mirë dhe të sigurojmë ngjitjen në Bundesligën austriake”, tha shkodrani.

Hamdi Salihi ka luajtur për 2 sezone te Skënderbeu, që këtë sezon është favoriti numër 1 për t’u shpallur kampion në Shqipëri, veçanërisht pas fitores ndaj Kukësit në takimin direkt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mesa po shoh, Skënderbeu nuk do të ketë shumë punë këtë vit dhe do t’i mbyllë shpejt llogaritë e titullit. Ka krijuar një distancë të madhe me ndjekëset, të cilat nuk po arrijnë të rikuperojnë dhe shumë shpejt do ta pranojnë diferencën dhe do të dorëzohen”, u shpreh ish sulmuesi kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë javë u luajt klasikja shqiptare, Tirana-Vllaznia, por për Kupën e Shqipërisë, pasi kryeqytetasit nuk janë pjesë e Kategorisë Superiore. Salihi ka luajtur me të 2 ekipet, ndërsa tregon edhe ëndrrën e tij për t’u shpallur kampion me Vllazninë.

“Tirana në Kategorinë Superiore është një domosdoshmëri dhe jam i bindur që do t’ia dalë që këtë sezon. Për Vllazninë situata është pak më ndryshe, pasi me buxhetin e vogël që ka, është e vështirë të rikthehet në elitë. Gjërat ndryshojnë shpejt, por të ndërtosh një ekip me mentalitet fituesi, është gjithmonë shumë e vështirë. Nëse do të kisha zgjedhur një skuadër shqiptare për të luajtur, do të ishte Vllaznia, me të cilën kam ëndërr të fitoj një titull kampion’, u shpreh bomberi shkodran./TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?