Handanoviç nuk premton se do të jetë përjetë tek Interi
Interi vjen nga një muaj i vështirë sa i përket rezultateve por zikaltrit janë të vendosur për të vazhduar rrugëtimin pozitiv të një muaji më parë. Portieri Samir Handanoviç në një intervistë të dhënë për “InterTv”, nuk i ka premtuar besnikërinë ekipit zikaltër.
“Jemi një grup unik dhe kjo është meritë e trajnerit Spaleti si dhe djemve. Kemi futbollistë mjaftë të mirë. Këtu jemi të gjithë në dispozicion për ta çuar Interin atje ku e meriton. Do të qëndrosh gjithmonë? Të shohim.
Grumbullimi? Kam qenë në një dhomë me Nagatomon. Shikon gjëra të ndryshme në internet, në 11 bën streçing dhe këndon. Është një shok me të cilin jemi dakord në gjërat që bën, dhe argëtohemi shumë.
VAR? Më pëlqen, por të merr pak emocione. Është një gjë e mirë, por mendoj se duhet të ndryshojë me kalimin e kohës. Në Itali ka shumë polemika, ndaj është e drejtë që të përdoret”, ka thënë portieri i Interit.
KOHA JONË SONDAZH

