FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hasi lihet në baltë nga tifozët e Olimpiacosit, pas barazimit kërkojnë “kokën” e tij

Ka mjaftuar një javë që situata e Besnik Hasit te Olimpiakosi të ndryshojë në mënyrë drastike, aq sa trajneri shqiptar të shihet tanimë si shumë i rrezikuar për t’u shkarkuar nga detyra. I pritur me shumë mosbesim, Hasi arriti të tregonte me rezultatet në Ligën e Kampioneve se e meritonte plotësisht mundësinë të drejtonte këtë klub, duke e kualifikuar me meritë në fazën në grupe të turneut.

Por barazimi i fundjavës së kaluar në kampionat me Ksanthin, i shoqëruar me humbjen në shtëpi në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampioneve përballë Sporting Lisbonës e më pas ndalesa e sotme në barazimin 1-1 me Asteras Tripoli, kanë vënë në dyshim vijueshmërinë e teknikut, raporton Panorama. Sipas “gazzetta.gr”, drejtuesve të klubit nuk po u pëlqen shumë kjo ecuri e ekipit e sidomos fakti që Hasi ka lënë jashtë skuadre emra si Miliç, një nga blerjet e merkatos së verës.

Ndaj mendohet se ajo që do të tregojë në dy ndeshjet e ardhshme, derbin me AEK në kampionat dhe duelin kundër Juventusit në Ligën e Kampioneve, do të përcaktojë edhe fatin e trajnerit shqiptar që ndërmori këtë sfidë shumë të vështirë për të drejtuar në një klub problematik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?