FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hasi, mes “armiqve” ka edhe mbështetës

Besnik Hasi nuk po kalon një moment të mirë në Greqi sepse mediat, tifozët por edhe zyrtarë brenda lubit të Olympiacos nuk e shikojnë me sy të mirë një shqiptar në pankinën e skuadrës më të titulluar të Greqisë.

Kualifikimi në fazën e grupeve të Champions League është harruar shumë shpejt prej armiqve të shqiptarit që pas dy barazimeve në kampionat dhe humbjes në fazën e grupeve të Champions League kundër Sportingut të Lisbonës i numëron mbështetësit e tij me gishtat e njërës dorë.

Gjithsesi, jo i gjithë ambjenti është kundër trajnerit shqitar të Olympiacos pasi media më e klikuar online Gazzetta.Gr ka publikuar një editorial të specialistit Kostas Vemaqis, i cili mbron pa kushte trajnerin e bardhekuqve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy testet e radhës për Hasin janë derbi i Athinës në “OAKA” kundër AEK-ut dhe më pas transferta e vështirë e Torinos kundër Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në editorialin e portalit helen,  Vemaqis sulmon gjthë gazetarët kritikë të shqiptarit, duke theksuar se ata presin me padurim që Hasi të dështojë për t’i dhënë goditjet e radhës.

“Në fillim kur erdhi siguroi kualifikimin europian u kthye në një yll dhe pas dy barazimeve dhe një humbjeje papritur u bë prapë shqiptar. Po nëse fiton derbin ndaj AEK-ut, çfarë do të thonë sërish kanibalët?”, shkruan me jo pak ironi gazetari grek.

Pas 4 javëve të para të Superligës Greke, Olympiacos mban vendin e dytë me 2 pikë më pas se AEK-u që do të presë të dielën skuadrën kampione në një test të rëndësishëm për Hasin dhe skuadrën e tij./SuperSport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?