Hazard-Bale, ja çfarë po projektojnë Real Madridi dhe Chelsea

Eden Hazard mund të bëhet “galaktiku” i radhës i Real Madridit.

“Los Blancos” janë të gatshëm të hidhen në treg për një tjetër transferim të madh në botën e futbollit.

Sipas “Okdiario”, Real Madridi po planifikon të hidhet në sulm për yllin e Chelseat, Eden Hazard, të cilin dëshiron ta transferojë në merkaton e janarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të bindur Chelsean, Real Madridi dëshiron që në drejtim të kundërt të nisë yllin uellasian, Gareth Bale, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Premierligës, ku ka veshur fanellën e Tottenham Hotspur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesit e Real Madridit e shohin Hazardin si lojtarin ideal për të ringjallur sezonin e keq të tyre, që solli deri në shkarkimin e trajnerit Julen Lopetegui.

Në anën tjetër, në kampin madrilen shohin se ka ardhur fundi i kohës së Bale te Real Madridi, që këtë sezon ka shënuar vetëm tri gola në 11 paraqitje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?