FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hazard ndryshon mendim: I lumtur nëse do ta mbyll karrierën tek Chelsea

Eden Hazard ëndërron që të luajë një ditë me Real Madridin, por sulmuesi belg është shprehur së fundmi se nuk do ta kishte aspak problem edhe nëse kjo dëshirë nuk realizohet. Futbollisti më i mirë i këtij sezoni ka dhënë një intervistë për Sky Sports UK.

“Mund ta mbyll karrierën tek Chelsea, nuk ka asnjë poblem. Jam vërtet i lumtur me klubin dh me familjen këtu në Londër. Ndaj, nëse nuk shkoj në Spanjë, nuk do të jetë problem. I dua tifozët dhe ata më duan mua. Gjithçka që do të ndodhë në të ardhmen, do të jem i lumtur”, deklaroi belgu.

Disa ditë më parë Hazard rrëfeu se Chelsea i mohoi mundësinë për t’u transferuar gjatë verës te Realit, por ai nuk këmbënguli, duke ruajtur marrëdhëniet e mira me drejtuesit e Bluve të Londrës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?