Henry: De Bruyne lojtari më i zgjuar që kam parë ndonjëherë, nga një tjetër planet

Thierry Henry e njeh shumë mirë Kevin de Bruryne. Legjenda franceze ishte zëvendësi i Roberto Martinez në pankinën belge për disa vite dhe ka vlerësuar cilësitë e mesfushorit të Manchester City, i cili shënoi golin e barazimit 1-1 ndaj Real Madridit.

“Nuk mendoj se bëri një lojë të shkëlqyer në përgjithësi, por shënoi një gol të rëndësishëm. Kjo është arsyeja se pse unë them se ai është lojtari më i mirë dhe më i rëndësishëm në këtë ekip.

Mendoj se De Bruyne është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë. Asnjëherë nuk i di se çfarë ndodh, ndonjëherë duket sikur është diku tjetër. Unë mendoj se ai është lojtari më i zgjuar që kam parë ndonjëherë në jetën time, është nga një tjetër planet”, deklaroi Henry. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?