Herderson zbulon si i motivoi Klopp lojtarët pas pjesës së parë
Kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson, ka folur për “Sky Sports” në përfundim të fitores 2-0 të marrë kundër Chelsea-t dhe ka zbuluar atë që trajneri Klopp u ka thënë lojtarëve të tij pas 45 minutave të para.
“Nuk mund ta them. Na ka thënë që të mos hiqnim dorë. Duhej të përmirësonim disa gjëra dhe të krijonim më shumë hapësira për njëri-tjetrin. Në një moment ne po dominonim, por ata patën dy raste, kështu që duhej të tregoheshim të kujdesshëm.
Kemi marrë një tjetër rezultat të madh. Duhet të përqendrohemi te vetja, të punojë shumë në stërvitje dhe të përqendrohemi te ndeshja e ardhshme. Po kënaqemi dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka përfunduar Henderson.
KOHA JONË SONDAZH

