FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hernan Crespo e pranon: Po, kam marrë pjesë në orgji

“Kush ka marrë pjesë në një orgji, të bëjë një hapa para!” Kjo është kërkesa e një drejtuesi televiziv në Argjentinë ndaj të ftuarve të tij, ndër të cilët ishte edhe ish-futbollisti i njohur, Hernan Crespo.

Çuditërisht, i vetmi që guxoi të hidhte një hap para ishte pikërisht ish-futbollisti i skuadrave të mëdha si Milan, Inter, Lazio apo Chelsea. Tashmë 42-vjeç dhe me flokë të thinjura, Crespo tregoi se deri në moshën 27-vjeçare ishte beqar dhe ia lejonte vetes të bënte çmendurira të tilla.

Gjithsesi, ai theksoi se nuk ndihet krenar qe ka marrë pjesë shpeshherë në orgji, por tashmë ky është fakt dhe nuk mund të mohohet. Ai shtoi më tej se pavarësisht epsidove të tilla në jetën e tij, mbetet një familjar i devotshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?