Heroi i takimit, Roshi: Pata frikë se mos na ndodhte si me Luksemburgun
Unë bëj punën time, por në futboll ndodhin të gjitha. E falenderoj trajnerin që më aktivizoi si titullar. Personalisht jam shumë i kënaqur, sepse me rëndësi në këtë takim ishte vetëm fitorja.
A pata frikë se mund të na barazonin ata?
Eh… Lihtejnshtejni me Luksemburgun i kanë edhe emrat të ngjashëm. E mendova për një moment se mund të bënin edhe ata diçka, por më pas u sigurova se do të fitonim ne.
Sa i përket mikut tim bekim Balaj, ai është në Barcelonë duke u kuruar në një klinikë të specializuar dhe po ecën mirë.
Mos depërtimi në qendër?
Trajneri më ka kërkuar që unë të qëndroj sa më shumë në krah”, tha Roshi për “Supersport” pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

