FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hetoi skandalin në futbollin ganez, vritet për vdekje gazetari sportiv (VIDEO)

Një gazetar ganez është qëlluar për vdekje teksa po ngiste makinën për në shtëpi, pasi një politikan kërkoi ndëshkimin ndaj tij. Persona të panjohur me motoçikleta qëlluan Ahmed Hussein-Suale, tri herë në kryeqytetin Accra, sipas disa raporteve të mediave lokale.

Ai ishte anëtar i Hetimeve Private të Tiger Eye dhe kishte hetuar korrupsionin në ligat e futbollit të Ganës. BBC Africa Eye bëri një dokumentar për skandalin vitin e kaluar, teksa hetimi u udhëhoq nga gazetari Anas Aremayaë Anas.

Pasi BBC transmetoi dokumentarin e futbollit, deputeti ganez, Kennedy Agyapong shpërndau fotot e z. Hussein-Suale dhe bëri thirrje për ndëshkim kundër tij. Z. Hussein-Suale u qëllua dy herë në gjoks dhe një herë në qafë në periferi të Medinës rreth orës 23:00, të mërkurën në mbrëmje. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?