Hidhet shorti i Kategorisë Superiore për sezonin e ri, ja kur do të luhet derbi
Në ambientet e stadiumit “Air Albania” është hedhur shorti i Kategorisë Superiore, për sezonin 2020-2021, ku është përcaktuar edhe kalendari i përballjeve. Një nga sfidat më të rëndësishme të kampionatit është padyshim, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.
Të dy skuadrat do të përballet me njëra-tjetrën në javën e 6-të të kampionatit, ku pritëse do të jetë skuadra e Tiranës. Deri më 23 dhjetor do të zhvillohen 17 javë të kampionatit dhe në janar ekipet mbyllin fazën e dytë, duke nisur nga 16 janari, kur luhen takimet e javës së 18-të. Java e parë do të hap siparin më 12 shtator me një përballje spektakolare mes kampionëve të Tiranës dhe nënkampionëve të Kukësit.
JAVA 1:
Tirana-Kukësi
Teuta-Skënderbeu
Vllaznia-Apolonia
Bylis-Laçi
Kastrioti-Partizani
KOHA JONË SONDAZH

