Hidhet shorti i Superkupës së Spanjës, finalja më 17 janar
Janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste të Superkupës së Spanjës, trofe ku fituesi do tw zbulohet më 17 janar. Shorti i hedhur këtë të enjte gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të RFEF, ka vënë përballë Barcelonën me Real Sociedadin, ndërsa Real Madridit do të përplaset me Athletic Bilbaon.
Ndeshja e parë gjysmëfinale Barcelona-Real Sociedad (në Cordoba), do të luhet të mërkurën, më 13 janar, ndërsa më 14 janar, pra një ditë më pas, do të luhet Real Madrid-Athletic Bilbao (në Malaga). Finalja është vendosur të zhvillohet më 17 janar, në “Cartuja Stadium” të Sevillas.
Gjysmëfinalet:
Real Sociedad-Barça: E mërkurë, 13 janar (Cordoba, “Nuevo Arcángel”)
Real Madrid-Athletic: E enjte 14 janar (Malaga, “La Rosaleda”)
Finalja: Të dielën, 17 Janar (Sevilla, “La Cartuja”)
KOHA JONË SONDAZH

