Hidhet sot shorti i fazës së grupeve të Champions League, zbulohen përbërjet e 4 vazove
Sot, duke nisur nga ora 17:00, do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Champions Leaue. Si zakonisht, që kur u prezantua rregullorja e re për ndarjen në grupe të 32 ekipeve, kampionët në fuqi të Italisë do të jenë në mesin e vazove kryesore. Juventusi është përfshirë në vazon 1 të shortit. Tre italianët e tjerë, të gjithë do të vendosen në vazon 3, sipas koeficientit të tyre.
Vazo e dytë këtë herë premton të jetë një nga më të mirat ndonjëherë, me klube të mëdha si Barcelona ose Manchester City, deri te Manchester United, Atlético Madrid, Chelsea, Dortmund ose Ajax.
Ndarja e skuadrave sipas vazove:
VAZO 1: Bayern Munich (GER), Sevilla (SPA), Real Madrid (SPA), Liverpool (ENG), Juventus (ITA), Paris Saint-Germain (FRA), Zenit (RUS), Porto (POR)
VAZO 2: Barcelona (SPA), Atlético Madrid (SPA), Manchester City (ENG), Manchester United (ENG), Shakhtar Donetsk (UKR), Borussia Dortmund (GER), Chelsea (ENG), Ajax (HOL)
VAZO 3: Dinamo Kiev (UKR), RB Leipzig (GER), Inter (ITA), Olympiacos (GRE), Lazio (ITA), Atalanta (ITA), Salzburg (AUT), Krasnodar (RUS).
VAZO 4: Club Brugge (BEL), Borussia Mönchengladbach (GER), Basaksehir (TUR), Rennes (FRA), Ferencváros (UNG), Lokomotiv Moscoë (RUS), Marseille (FRA), Midtjylland (DAN).
KOHA JONË SONDAZH

