Higuain dëshiron largimin nga Milano, planifikon transfertën drejt Anglisë
Gonzalo Higuain ka kërkuar edhe formalisht që të largohet nga Milano pasi ai është duke u përpjekur që sa më shpejt ta sigurojë transferimin tek londinezët e Chelseas.
Milan dëshiron që të sigurojë një zëvendësim për argjentinasin përpara se të lejojë largimin e tij.
Ndërsa në krahun tjetër Juventusi dëshiron që Chelsea të marrë të drejtat e 31-vjeçarit në një marrëveshje që përfshinë 17 milionë euro huazim me detyrim që Chelsea të paguajë 33 milionë euro tjera për kartonin e “El Pipitas”.
Besohet se Chelsea ka propozuar një ofertë prej 18 muajve huazim, ndërsa Higuain është pajtuar me kushtet personale që klubi londinez i ka ofruar.
KOHA JONË SONDAZH

