Higuain humbet sfidën me Betis, rrezikon të mungojë dhe ndaj Juves

Trajneri i Milanit, Rino Gattuso ka grumbulluar 19 futbollistë për ndeshjen e nesërme ndaj Betisit, e vlefshme për grupin F në Europa League. Gonzalo Higuain është konfirmuar që do të mungojë për shkak të problemeve që ka në shpinë. Stafi mjekësor i kuqezinjve tashmë kërkon që sulmuesi të trajtohet me kujdes dhe po bëhet e pamundura që argjentinasi të kthehet pikërisht për supersfidën kundër Juventusit.

Higuain është paraqitur në Milanello, por nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit, duke iu nënshtruar një terapie të veçantë. Për momentin, mediat italiane raportojnë se sulmuesi do të udhëtojë bashkë me skuadrën drejt Spanjës, edhe pse dëmtimi kërkon kujdes maksimal.

Kjo nuk është hera e parë që Gonzalo Higuain pëson një dëmtim të tillë. Edhe gjatë kohës kur ka qenë pjesë e Realit e ka parë veten përpara të njëjtës situatë dhe për një kohë të gjatë ai qëndroi larg fushës së blertë. Tek kuqezinjtë shpresojnë që lojtari të mos ketë të njëjtin problem.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?