Higuain i ka thënë “po” Chelsea-t?!
Më në fund Gonzalo Higuain dhe Maurizo Sarri rikthehen të punojnë së bashku, të dy palët e kanë shpresuar gjithnjë që kjo të ndodhë, të paktën kështu pretendon e përditshmja spanjolle “Marca”. Në Spanjë e bëjnë të sigurt një marrëveshje të tillë, një operacion i cili do të konkretizohet në këtë merkato.
Sipas “Marcës”, Higuain i ka thënë “po” ofertës së bluve, të cilët dorëzohen ndaj kërkesës së trajnerit të tyre. Afrimi i Higuain e bën të sigurt tashmë largimin e Alvaro Moratës i cili nuk bën më pjesë në planet e Chelsea. Nga kjo marrëveshje ata që përfitojnë më shumë janë Juventusi pasi do të merrnin menjëherë shumën që parashikon kontrata, pasi argjentinasi ishte dhënë tek Milan në formë huazimi më të drejtë blerje në fund të sezonit. “Zonja” do të përfitojë në këtë mënyrë 36 milion euro kesh.
Ky skenar do të bënte të lumtur të gjithë aktorët, Sarri do të kishte sulmuesin që aq shumë e ka kërkuar, Juve do të merrte paratë ndërsa Milan do të lirohej nga një sulmues i cili nuk u përshtat kurrë me fanellën kuqezi.
KOHA JONË SONDAZH

