Higuain mungon në foton e grupit, një sinjal lamtumire?
Higuain mund të largohet nga Milani pas Superkupës së Italis. Nga Gedda vjen një indicie shumë domethënëse, pasi Pipita ka munguar në foton e publikuar nga klubi kuqezi në rrjetet sociale.
Në postimet në Twitter, klubi milanez nuk ka të përfshirë argjentinasin në asnjë postim të grupit të plotë. Higuain nën këtë mënyrë duket se pas sfidës së sotme do të bëjë gati valixhet për të shkuar direkt në Londër, pasi te Milani nuk ka më vend për te.
Gattusso mund t’i besoj për herë të fundit një vend nga minuta e parë në duelin ndaj Juventusit, ish-skuadrës së tij, me të cilin ka disa inate për të shlyer ndaj drejtuesve që e larguan në mënyrë të papritur. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

