Higuain zhbllokohet pas 865 minutash, Milani mund me vuajtje SPAL (VIDEO)
Milani më në fund rigjen fitoren në Seria A pas katër ndeshjes. Kuqezinjtë kanë fituar me vështirësi 2-1 ndaj SPAl, duke konfirmuar të paktën për momentin në krye të pankinës trajnerin Gattuso.
Sfida nisi në malore për Milanin që e pa veten në disavantazh që në minutën e 13-të, pasi miqtë shënuan me Petagna-n. Reagimi i kuqezinjve ishte mjaft i mirë, pasi pas 3 minutash Castillejo do të shënonte një gol fantastik. Në pjesën e dytë Higuian do të zhbllokohej pas 865 minutash, duke realizuar golin e fitores.
Në fundin e kohë së rregullt, Suso u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që në shtesë Donnarumma bëri një mrekulli duke shpëtuar Milanin pas një goditje të Fares. Milani ngjitet në vendin e pestë me 31 pikë. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

