Hitzfeld: Dortmundi ka diçka më shumë se Bayerni, ndeshja del …
Ottmar Hitzfeld është një ndër trajnerët më të njohur në Gjermani, i cili ka pasur aventura të suksesshme si te Bayerni ashtu edhe te Dortmundi. Para super ndeshjes që do të zhvillohet pasditen e së shtunës, ai ka folur për formën e të dyja skuadrave duke bërë dhe parashikimin e tij.
“Besoj se del 2-2. Do të jetë një ndeshje e hapur, ku gjithçka do të jetë e mundur. Forma aktuale flet më shumë në favor të Dortmundit. Bayerni ndërkohë për shkak të eksperiencës në ndeshje të mëdha, edhe mund të fitojë. Një fitore e tyre mund të sjellë pikën e kthesës.
Çfarë ka Dortmundi më shumë? Ata luajnë një nivel të lart. Lojtarët e rinj janë të lumtur sepse shkojnë në sulm me shpejtësi. Përveç kësaj, janë përforcuar në mbrojtje me Abdou Diallo. Prurjet e reja Ëitsel dhe Delaney, janë dy lojtarë të rëndësishëm në kontrollin e lojës. Bayerni e filloi mirë hde më pas hasi pengesa. Kur Bayerni nuk fiton, fillohet që të flitet për krizë. Dortmundi mund të humbasë dhe nuk ka asnjë tërmet. Nëse humbasin bavarezët, të gjithë flasin”, deklaroi Hitzfeld në një deklaratë për Sport 1./Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

