Hoxhallari: Të kthehemi në Superiore, pastaj do provoj një kampionat më të fortë

Erion Hoxhallari ishte heroi i ditës së sotme për Tiranën, pasi një gol i tij i dha bardhebluve trofeun e Sueprkupës. Në mikrofonin e “SuperSport” pas ndeshjes, futbollisti tregoi emocionet e atij goli si dhe planin që kishte për të ardhmen, duke llogaritur se i kishin mbërritur disa oferta në adresë të tij nga kampionate të tjera.

Për momentin e gjuajtjes që përfundoi në rrjetën e Koliçit
“Thjesht po mendoja që të festoja me ekipin pasi e merituam gjatë 90 minutave ta fitonim këtë ndeshje”.

Për largimin e mundshëm të Dokës dhe ofertat që i kanë ardhur
“Për Dokën shpresoj të bëhet më e mira për të. Edhe për mua kishte shumë oferta, nuk janë konkluduar. Shpresoj të kthehemi përsëri me Tiranën në Superligë e pse jo, të provoj edhe unë një kampionat më të mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për mënyrën se si u paraqit skuadra pas ndryshimeve
“Kemi një objektiv të madh, kemi thënë që të kthejmë Tiranën që në dhjetor në Superligë. Do të stërvitemi maksimalisht dhe ta tregojmë në ndeshje, siç e treguam sot se ishim Superiorë me Kukësin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përjetimi për rënien në Kategorinë e Parë pasi fiton dy trofe
“Është një përjetim i keq, por çdo gjë ndodh në futboll. Ka ndodhur edhe me ekipe të mëdha. Duhet të mbledhim forcat të kthehemi ku e meriton Tirana, për t’i thënë të gjithëve që Tirana nuk e meriton të luajë në Kategorinë e Parë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?