Humbi bastin, tifozi zviceran bën tatuazh Shaqirin

Një tifoz i Zvicrës ka bërë tatuazh në trupin e tij futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri pas dopietës që shënoi në sfidën e fundit. Deni Kenel kishte vendosur bast se nëse Shaqiri do të ishte vendimtar në sfidën nda Turqisë atëherë do të vizatonte portretin e futbollistit të Liverpoolit në trupin e tij.

Shaqiri shënoi 2 gola në atë ndeshjes dhe 21 vjeçari e mbajti fjalën duke pikturuar në trup futbollistin shqiptar. Ndërkohë Shaqiri po zhvillon paraqitje mjaft të mira në këtë Europian, teksa testi më i vështirë për helvetët do të jetë mbrëmjen e sotme kundër Francës.

 

SHKARKO APP