FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbi dy ndeshje radhazi, reagon Abrashi: Të mbledhim forcat …

Freiburgu ka pësuar 2 humbje radhazi në kampionat, megjithëse nuk rrezikon shumë. Ata gjenden 11 pikë larg zonës që të çon një kategori më poshtë.

Një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit është mesfushori i kombëtare sonë, Amir Abrashi. Ai ka rigjetur formën pas dëmtimit të gjatë dhe tashmë është pjesë stabël e formacionit.

“Sigurisht që ndaj Bremenit ishim më mirë se në Mainz, por kemi pësuar dy gola në fund, kjo nuk duhet të ndodhë. Ne duhet të mbrojmë deri në fund. Nuk ka faj ekipi, por ne nuk duhet të heqim dorë deri në fund. Ndaj Bremen kemi pasur shanset tona dhe nëse do kishim luajtur kundërsulmin më mirë, do të kishte qenë gjithçka ndryshe. Në shtëpi kundër Dortmundit ne duhet të mbledhim të gjitha forcat dhe të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer. Përndryshe nuk kemi asnjë mundësi”, deklaroi Abrashi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?