FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbi penallti ndaj Atalantës, ja sa është saktësia e Ronaldos nga pika e bardhë

Cristiano Ronaldo kaloi një të mërkurë të vështirë. Në sfidën ndaj Atalantës ylli portugez sa shpërdoroi 11-metërshin që mund t’i kishte dhënë 3 pikët Juves. Gollini arriti të bënte një pritje perfekte në tentativën e Ronaldos, duke i surprizuar të gjithë pasi rrallëherë portugezi gabon nga pika e bardhë.

Ky gabim nga ana e Ronaldos ishte i katërti në 28 goditje në tri sezonet me Juven. Më parë ka gabuar kundër Chievos në 2019-ën në kampionat; ndaj Milanit në 2020- ën në Kupë Italie; si dhe ndaj Sampdorias e Atalantës në 2020-ën.

Ai ka në saktësi prej 83 për qind realizimi nga pika e bardhë. CR7 ka dërguar në rrjetë 137 nga 165 penallti që ka goditur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?