Humbja 3-0 në Kukës, para ndeshjes me Laçin pllakos heshtja tek Partizani

Humbja me Kukësin, në takimin e javës së 22 të në Kategorinë Superiore, i ka prishur humorin të kuqve,në prag të ndeshjes së kthimit të Kupës së Shqipërisë. Edhe pse Partizani e fitoi takimin e parë, 2-0 ndaj Laçit dhe e pret me qetësi sfidën e kthimit, madje kualifikimin, disfata në Kukës, me një rezultat të tillë ka “përmbysur”  gjithë atmosferën pozitive që ishte krijuar deri tani. Humbja 3-0 i komplikoi jo pak objektivat e Partizanit në kampionat, ku objektivi kryesor deri tani ishte ai i titullit kampion. Pas javës së 22-të të kuqtë ndodhen 6 pikë larg Tiranës dhe Kukësit, që kryesojnë si dhe tre pikë pas Skënderbeut të vendit të tretë. Kjo do të thotë se Tirana dhe Kukësi duhet të gabojnë tre ndeshje më shumë se Partizani deri në fund të garës, si dhe Skënderbeu dy ndeshje, me qëllim që partizani pas 20 vitesh të ngrejë trofeun  munguar të tiullit kampion. Humbja me Kukësin ka lënë  pasoja kryesisht psikologjike në formacionin e ekipit të drejtuar nga Shpëtim Duro. Të kuqtë do të udhëtojnë drejt Laçit, për ndeshjen e kthimit te fazës çerekfinale të Kupë së Shqipërisë, por para kësaj sfide, prej humbjes së kaluar në Kukës, të kuqtë kanë vendosur heshtje për shtyp. Madje as trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro nuk ka preferuar të flasë në prag të kësaj përballjeje me kurbinasit, duke u përqendruar në përgatitjen e ndeshjes së sotme, në mënyrën më të mirë të mundshme. Në Laç, Stefan Raçiç do të mungojë për arsye dëmtimi. Në seancën e fundit stërvitore sulmuesi serb ka kryer stërvitje individuale, me mesfushorin Asion Daja dhe portierin Alban Hoxha, të cilëve u është bashkuar edhe 17-vjeçari Bardhi. Nuk ka ndonjë problem serioz për portierin Hoxha, por nuk përjashtohet mundësia që trajneri Duro t’ia besojë vendin e titullarit në portë, të riut Xhika. E gjitha pjesë tjetër e skuadrës nuk paraqet asnjë shqetësim fizik, me trajnerin Duron që do të ketë shumë alternativa për të hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?