Humbja e Milanit, Salvini: Donaruma të shkojë tek të rinjtë

Derbi mes Interit dhe Milanit ka prekur edhe politikanët në Itali. Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini, i cili njihet si një nga tifozët e zëshëm  të “kuqezinjve” ka reaguar menjëherë pas humbjes.

Salvini të gjithë inatin e zbrazi në adresë të portierit të Milanit dhe tha se po të ishte  ai trajner futbolli, do ta linte në stol tek ekipi i të rinjve për 10 ndeshje të ardhshme.

“Mund të jesh më dobët fizikisht, teknikisht, por derbin duhet ta luash për të fituar, nuk mund të luash në atë mënyrë. Pastaj ndërrimet Bakajoko dhe Abate skandaloze. Donarumma? Do ta lija në stol te ekipi i të rinjve për 10 ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Salvini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?