Humbja e thellë, basketbollisti i NBA hutohet dhe përplas kamerieren (Foto)

Disa thonë se nuk ka ndonjë gjë të keqe nëse dikush që “lan” me birrë. Basketbollisti i NBA, Mason Plumlee i Brooklyn, u ngjit në një nivel tjetër jashtë fushës së basketbollit. Ai gjatë momentit për të kapur topin përplasi pa dashje kamerieren që po shërbente dhe jo vetëm e rrëzoi atë dhe e “lau” me birrë, por po ashtu gotat e birrës prekën edhe disa nga klientët që ndodheshin në radhët të parë. Basketbollisti e përplasi kamerieren, Deila Barr, gjatë momentin për të kapur topin dhe besohet se ai u hutua prej humbjes së  thellë, që po pësonte nga Washington Wizards. Kamerierja e pafat pas përplasjes e lëshoi tabakanë me birra nga spektatorët. Megjithatë, skuadra e Plumlee, u mund  114-77 në Uashington dhe trajneri i këtij ekipi, mbi ngjarjen,  theksoi se ishte diçka që mund të ndodhte. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?