FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbja me Vllazninë, Kukësi merr vendimin për trajnerin Hallaçi

Kukësi po kalon një moment të vështirë, pasi në 6 javët e fundit numëron 5 humbje e një barazim, ndërsa së fundi nuk kanë munguar zërat edhe për largimin e Rrahman Hallaçit, trajner që pasoi Skënder Gegën në pankinë.

Megjithatë klubi verilindor reagoi paraditen e sotme nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku theksoi se Hallaçi gëzon besimin e plotë të drejtuesve dhe do të vijojë të bëjë detyrën e trajnerit, me misionin për ta rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive.

Njoftim i Klubit!

Swiss Digital Desktop Reklama

Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin publik se lajmet e orëve të fundit në media, për shkarkimin e trajnerit Rraman Hallaçi janë të pavërteta. Hallaçi do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës dhe stafi teknik po punon për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit duke siguruar të gjithë se ekipi do të kthehet te rezultatet pozitivë shumë shpejt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri Hallaçi ka besimin e klubit dhe mbështetjen e të gjithë futbollistëve në këtë moment të vështirë për skuadrën. Skuadra zhvillon sot stërvitjen e radhës për ndeshjen ndaj Apolonisë nën urdhrat e trajnerit Hallaçi.

Klubi e kupton se emri i Kukësit shton klikimet dhe rrit shitjet e gazetave por njëkohësisht kërkon nga mediat që të tregohen profesioniste dhe të mos publikojnë lajme të rreme. Klubi ka zyrën e shtypit ku mund të merret çdo informacion që keni nevojë. Para se të publikoni një lajm, jeni të lutur të siguroheni.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?