Humbje e madhe Irina apo Atletiko, për Ronaldon!? (Foto)

Ka pak kohë që lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, është “single”, madje kjo  u zbulua nga mediat pas dyshimeve se në mbrëmjen Gala, gjatë ceremonisë së dhënies së Topit të Artë, e dashura e tij, modelja ruse, Irina Shayk, nuk ishte për të festuar me Ronaldon.  Pas përfundimit të lidhjes 5-vjeçare me Cristiano Ronaldo-n, edhe mediat rozë ndërkombëtare shkruajnë se Irina ndodhet në kërkim të një mashkulli tjetër, madje e kanë bërëfakt të kryer “lidhjen” e tij me një gazetare, ndoshta vetëm se e takoi atë një dhe u fotografua prej tyre.  Sakaq, pas ndarjes me setin e fundit të fotografive që ka treguar modelja ruse, Irina Shayk, ndoshta në mënyrë të pavullnetshme u ka dhënë një tjetër hov këtyre ofertave.  Modelja 29-vjeçare pozoi për “Sport Illustrated” me bikini në plazhet e Hauait, ku tregon linjat e saj dhe nuk është parë aspak e dëshpëruar pas ndarjes me Ronaldon. Portugezi i Real Madrid po “i shijon” tashmë në distancë fotot e saj, fill pas humbjes 4-0 që skuadra e tij pësoi me Atleticon gjatë kësaj fundjave.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?