Hysaj dhe Rrahmani më në fund dalin negativ në testet e Covid-19
Dy futbollistët shqiptarë, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani munguan kundër Real Sociedad në Ligën e Europës, për shkak të një tamponi të ri pozitiv, por këtë mëngjes u testuan përsëri dhe dolën negativë.
Ata nuk janë më të infektuar. Lajmi u konfirmua nga klubi i Napolit, direkt në kanalet e veta zyrtare. Pra, bëhet fjalë për pozitivitet të rremë për të dy shqiptarët, që kishin rezultuar me Covid-19 direkt pas ndeshjeve me ekipet e tyre kombëtare, në nëntor.
Ata iu nënshtruan karantinës deri sa u negativizuan. Kujtojmë që saktësia e tamponëve është 70 për qind ndaj dhe në disa raste nuk dalin përgjigje të sakta.
KOHA JONË SONDAZH

