FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj drejt largimit, Napoli gjen dy emrat për ta zëvendësuar

Te Napoli tashmë ka shpërthyer çështja Hysajt. Dy përjashtimet e fundit në ndeshjet ndaj Interit dhe Bolognës, kanë sjellë revoltimin  mbrojtësit të kombëtares sonë, i cili ka nisur kërkimin për një tjetër skuadër që në merkaton e janarit.

Chelsea i Sarrit është në “pole” për ta rrëmbyer, pasi e kërkon që nga vera e vitit të kaluar. Një situatë që ka bërë që Napoli të mendojë për zëvendësuesin e tij. Ai pritet që të jetë një mes Manuel Lazzarit të SPAL ose Kouame të Genoa-s. Për të dytin problem është çmimi i tij që shkon në 25 milionë euro.

Nuk përjashtohet as shitja e mundshme edhe e Diawara dhe Rog, të dy jashtë planeve të trajnerit Ancelotti. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?