Hysaj drejt rinovimit me Napolin, akordi është më pranë

Elseid Hysaj po kalon një sezon me ulje e ngritje, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit pritet të rinovojë kontratën së shpejti me Napolin. Lajmin e japin mediat italiane, të cilat pohojnë se gjatë kësaj mesjave ka pasur një drekë pune mes agjentit të Hysajt, Mario Giuffredi dhe Drejtorit të Napolit, Cristiano Guintoli.

Këtë gjë e ka konfirmuar eksperti i transferimeve dhe gazetari sportiv në Rai, Ciro Venerato, i cili është shprehur se tashmë palët janë më pranë marrëveshje së re. “Ka pasur një darkë në mesjavë mes Guintolit dhe Giuffredit, të cilët kanë biseduar për shtyrjen e kontratës së Hysajt.

Kërkesa mbetet ende e lartë nga agjenti i futbollistit shqiptar. 3 milion euro në sezon deri në 2023 dhe asnjë klauzolë largimi, është ajo që kërkon agjenti i futbollistit shqiptar nga Napoli”-shkruajnë mediat italiane. Nëse kjo kërkesë e Elseid Hysajt do të pranohet nga Napoli, paga e mbrojtësit do të ishte një rekord, i vendosur ndonjëherë nga ndonjë futbollist shqiptar. Gjithsesi gjatë javës së ardhshme pritet të vendoset përfundimisht për çështjen e rinovimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Napoli ndodhet gjithashtu nën presion, pasi nëse nuk do të përmbush kërkesat e Hysajt, shqiptarin e pret Chelsea në Londër, aty ku drejton ish-trajneri i Napolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?