FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj e pranon: Panucci zhvillon lojë më sulmuese sesa De Biasi

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka konfirmuar se Christian Panucci bën një lojë më sulmuese sesa De Biasi.

Në një deklaratë për mediat para ndeshjes kundër Lihtenshtejnit, mbrojtësi shkodran ka thënë se gjithçka do të kuptohet pas ndeshjes të së shtunës.

“Panucci përdor më shumë lojë ofensive se De Biasi. Në fushë po stërvitemi për të kuptuar lojën që do bëjmë, por do të bëjmë lojë më sulmuese, se po bëjmë lëvizje për të ecur sa më para. Do ta shohim më mire në fundjavë, se kemi pak ditë në dispozicion”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Maqedonia?Dihet që duhet t’i kemi kujdes se kanë eksperiencë e dinë të shënojnë golin. Duhet të vazhdojmë lojën tonë, të rrimë sa më afër dhe të mbyllim zonat. E dimë që e bëjmë mire këtë gjë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që përballja mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit do të zhvillohet ditën e shtunë më 2 shtator në orën 18:00.

Në prag të ndeshjes kundër Lihtenshtejnit, Elseid Hysaj u bëri thirrje tifozëve që të jenë prezent në “Elbasan Arena” dhe shprehu bindjen se shqiptarët nuk kanë për t’i lënë kurrë vetëm.

Në një deklaratë për mediat, mbrojtësi i Napolit foli për rëndësinë që kanë dy ndeshjet e radhës të Kombëtares shqiptare.

“Besoj që duhet të shikojmë ndeshjen e parë me Lihtenshtejnin, të fitojmë se është e rëndësishme pastaj për Maqedoninë. E dimë që Maqedonia është më e përgatitur me lojtarë me shumë emër. Por futbollit nuk i dihet si shkon, duhet të fitojmë të parën që të shkojmë me entuziazëm në ndeshjen e dytë”, u shpreh fillimisht ai.

 “Tifozët duhet të vinë gjithmonë të na përkrahin. Ky nuk është një ekip kampionati që e sheh të shtunën e të dielën çdo fundjavë. Jemi futbollistë që luajmë për kombin, siç bëjnë ata që përkrahin kombin. Ata bëjnë mirë që të na japin një dorë, jam i bindur që do ta bëjnë se shqiptarët nuk na kanë lënë asnjëherë vetëm”.

Gjithasht mbrojtësi shkodran ka folur edhe për ndryshimet taktike mes De biasit dhe Christian Panuccit.

“Të gjithë trajnerët kanë një mënyrë ndryshe të stërvitjes dhe lojës, besoj se do të ndryshojë diçka. Jo aq shumë sa mendojnë të gjithë, të shohim të shtunën si do vendosi trajneri, çfarë kërkohet më shumë. Tani janë stërvitjet e para dhe po njihemi ende me njëri-tjetrin”.

Kujtojmë që përballja mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit do të zhvillohet ditën e shtunë më 2 shtator në orën 18:00.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?