“Hysaj nuk është aq i mirë sa për të qenë në formacionin e Napolit”

Elseid Hysaj nuk po kalon ditët e tij më të mira te Napoli. Shqiptari ishte në formacion ndeshjen e fundit për Kupën e Italisë ndaj Sassuolos, por atij i duhet të luftojë shumë për pasur pëlqimin e Ançelotit.

Ish-lojtari i Napolit përgjatë viteve 2005-2011, Gennaro Iezzo, ka disa kritika për mbrojtësin e djathtë.

“Hysaj nuk mendoj se është i përshtatshëm për të qenë titullar te Napoli. Është lojtar i mirë për të qenë pjesë e grupit, por nuk është aq sa për të qenë nga minuta e parë”, u shpreh ish-portieri, i cili edhe pse për 6 vite lojtar i skuadrës jugore të Italisë, numëron vetëm 25 paraqitje, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në disa takime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Iezzo a CN24: Basta cambi idea su Milik, se vuoi vincere non vendi! No a Manolas, Sepe avrebbe fatto il titolare. Hysaj non è all'altezza

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?