Hysaj përballë Berishës, Atalanta është një tabu për Napolin
Një drekë aspak e qetë e pret nesër në mesditë ekipin e Napolit. Skuadra e Sarrit do të luajë në një transfertë delikate ndaj Atalantës, në ndeshjen e parë pas pushimeve dy-javore. Ky duel do të jetë dhe një derbi shqiptarësh, pasi në fushë do të jenë dhe Berisha me Hysajn.
Sarri është mposhtur në 3 nga 4 ndeshjet e fundit ndaj Gasperinit, teksa humbja e fundit ka ndodhur në Kupën e Italisë në këtë sezon. Nuk është një sekret që trajneri i Atalantës është një tabu për napolitanët. Në 17 muajt e fundit, Napoli i Sarrit ka humbur në 7 ndeshje, 3 prej të cilëve ndaj Atalantës. Kapaciteti fizik dhe aftësia për të kundërsulmuar kundërshtari, i kanë hapur shumë vështirësi të kaltërve.
Në orën 12:30 Sarri, ka drejtuar në 7 ndeshje Napolin, ku ka 4 fitore, një barazim dhe një humbje. Nëse duan që të mbajnë kreun napolitanët duhet që të fitojnë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

