Hysaj: Ronaldo kundër meje nuk shënon kurrë, Ancelotti na motivon

Elseid Hysaj ka tre vite që është pjesë e skuadrës së Napolit, teksa tashmë cilësohet si një ndër mbrojtësit më të mirë të kampionatit italian në krahun e djathtë. Futbollisti i kombëtares sonë, në fakt nuk bëri një paraqitje aspak të mirë në përballjen ndaj Ronaldos, në duelin Juventus-Napoli, por futbollisti shqiptar ngushëllohet me faktin se portugezi nuk ka shënuar asnjëherë ndaj tij. Në një intervistë për radio “Kiss Kiss”, Hysaj foli për gjendjen e Napolit dhe tema të tjera.

“Jemi të gjithë perfeksionit, trajneri dhe stafi e dinë shumë mirë se s’i të rikuperohemi nga ndeshjet e kombëtareve dhe mendoj se do të jemi gati për duelin e së shtunës. Dy ndeshjet e fundit kane qenë të rëndësishme për moralin tonë dhe të qytetit.

Liverpooli? Moralisht ishim nën tension. Mund të luajmë ndaj të gjitha ekipe. Nëse fituam ndaj Liverpoolit, mund ta bëjmë edhe ndaj PSG, mjafton që të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë, me qetësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo? Nuk ka shënuar asnjëherë kundër meje, por bëri asist. Jam i lumtur për ekipin kur nuk shënojnë ndaj Napolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

PSG? Nuk duhet të mendojmë shumë për sulmin e tyre. Edhe ata shqetësohen për Napolin. Edhe ne kemi një skuadër të mirë, ashtu si ata.

Insigne? Është një djalë i zoti, ka qenë gjithmonë një lojtar i rëndësishëm për Napolin. Ka teknikë, intuitë. Ancelotti ka bërë mirë që e ka afruar më shumë me portën për ta shfrytëzuar më mirë.

Ancelotti? Trajneri ka fituar gjithmonë, shpresojmë që të vazhdojmë kështu, do t’u japë mundësinë të gjithëve për të fituar. Një futbollist duhet të japë më shumë në këtë situatë. Një ose dy ndeshje nuk ndryshojnë mentalitetin e një futbollisti. Nëse nuk luan, kjo nuk të ndalon që të stërvitesh.

Malcult? Më pëlqen, është një djalë i zoti. Konkurrenca i bën mirë për të punuar”, deklaroi Hysaj. /Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?