FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj: Shorti ishte pozitiv, kemi treguar se mund të mundim çdo rival!

Mbrojtësi i Kombëtares sonë, Elseid Hysaj ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve. Futbollisti që aktivizohet në Itali beson se kuqezinjtë do të bëjnë një prezantim të mirë.

“Besoj se Kombëtarja tashmë luan mirë me të gjitha skuadrat. Nuk ka më diferenca. Shorti ka qenë i mirë. Kemi një mundësi të mirë për të shkuar në Europian. Edhe njëherë e them që shorti është i mirë. Të dy skuadrat janë të mira, të forta.

Por, kemi mundësi ta kalojmë grupin. Është pak e vështirë me Skocinë pasi kemi futboll të ndryshëm, megjithatë kemi treguar që kemi mundësi të mundim çdo kundërshtar. Do kemi kohë ta përgatisim sfidën”, u shpreh Hysaj në një intervistë telefonike për Super Sport.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?